
Sony padit Apple për pagesat mbi licencë
TEKNOLOGJI
Shumë produkte të Apple besohet se janë prodhuar duke përdorur teknologjinë e Sony Ericsson.
Sony Ericsson ka ngritur padi në tre vende të veçanta duke pretenduar se Apple nuk ka paguar pagesat e licencës.
Sipas kompanisë suedeze të telefonëve Ericsson, ka thënë se Apple po përdorë teknologjinë e saj edhe pse pagesat mbi licencë nuk i ka paguar.
Proceset gjyqësore janë vendosur në Britani të Madhe, Gjermani dhe Holandë.
Megjithatë Apple ende nuk ka japur ndonjë koment.
"Teknologjia jonë po përdoret në shumë karakteristika dhe funksionalitete tek pajisjet e sotme telekomunikuese", tha drejtori i përgjithshëm i Ericsson, Kasim Alfalahi.
Një incident i kaluar i këti soji ndodhi në vitin 2014 mes Samsung dhe Sony, ku si pasojë Samsung u desht t'i paguante rreth 650 milionë dollarë amerikan ose 421 milionë funte.
Kurse analistët rreth këti "incidenti" thanë se dëmshpërblimet sillen diku rreth 725 dollarë.
GAZETA SOT
5 Maj 2015 - Ora 14:20