top of page

Angela Merkel takim urgjent për azilantët nga Ballkani

RAJONI & BOTA

Numri i lartë i emigrantëve nga Ballkani Perëndimor që kanë ‘pushtuar’ Gjermaninë ka detyruar kancelaren Angela Merkel të zhvillojë një takim urgjent për këtë situatë.

 

Sipas mediave gjermane në 8 maj kancelaria Angela Merkel ka ftuar në një takim të nivelit të lartë në zyrën e saj ku temë debati do të jenë shpenzimet e akomodimit të emigrantëve.

 

Kjo masë vjen pas ankesave të kryeministrave të disa Landeve. Kryeministri i Landit të Saksonisë së Poshtme kërkoi trajtimin edhe më të shpejtë të kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

 

Sipas mediave gjermane 40% e azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani.

 

Stephan Weil i partisë socialdemokrate ka kërkuar që të përshpejtohet sa të jetë e mundur trajtimi i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ai ka theksuar se kërkesat e azilantëve nga këto vende do të refuzohen në masën 99%.

 

Stephan Weil ka kritikuar faktin që trajtimi i këtyre kërkesave zgjat më shumë se një vit, megjithëse vetë azilkërkuesit e kanë të qartë se ata nuk kanë të drejtë azili në Gjermani.

 

Me procedime të përshpejtuara sipas tij mund të arrihet reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit .

GAZETA SOT

2 Maj 2015 - Ora 22:11

TË TJERA NGA RUBRIKA

  • Wix Facebook page
  • Wix Twitter page
  • Wix Google+ page

Na vizitoni edhe përmes rrjeteve sociale

TË FUNDIT

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

KATEGORITË

LAJME TË TJERA

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

Rritet numri i të vdekurve në Nepal

bottom of page