
Punëtorët në Kosovë më të diskriminuarit në Evropë
EKONOMI
Të drejtat e punëtorëve garantohen me ligjin e punës por siç duket, ligji mbeti vetëm në letër.
Karrigen po, por për tu ulur jo. Kjo është vetëm një nga të gjitha shkeljet e të drejtave themelore qe i’u bëhen punëtorëve në kompanitë private në Kosovë. Të drejtat e punëtorëve garantohen me ligjin e punës por siç duket, ligji mbeti vetëm në letër.
Mungesa e Inspektimit nga Inspektorati i punës në kompanitë private të Kosovës, për të shikuar sa punojnë punëtorët pas orarit të punës, a po punojnë me dëshirën e tyre apo janë te detyruar të punojnë pas orarit, po ashtu a ju paguhen orët shtesë dhe a kanë kontrata pune të gjithë punëtorët e kompanisë është faktori kryesor. Pra inspektorët e punës kanë dështuar në ketë aspekt.
Ndërkaq mungesa e guximit për ti denoncuar shefat e bizneseve për pa drejtësitë qe ju bëhen në vendin e tyre të punës është faktor imediat, pasi punëtorëve u mungon guximi për t’i denoncuar, ngase ata munden të humbin vendin e punës e gjetja e një vendi tjetër punë është tejet e vështirë, kur dihet se në Kosovë kemi një shkallë të lartë të papunësisë .
Shkak tjetër i diskriminimit të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat është edhe Nepotizmi. Pasi në Kosovë është bërë traditë për të fituar një vend pune ose duhet të jesh njeri me ndikim në shoqëri ose të kesh njoftësi , por jo vetëm kaq nganjëherë edhe për t’u avancuar në pozita më te larta të hierarkisë brenda kompanisë vlen e njëjta gjë. Kjo ndikon që te bie motivi i punëtorëve për punë.
Përfundimisht Ligji i punës duhet të zbatohet në mënyrë që të mos shkelen të drejtat e punëtoreve. Po ashtu dhe sindikatat të cilat kanë mision mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve duhet të lirohen nga petku politik pasi flitet shumë se ata janë të lidhur me politik dhe për këtë nuk bëjnë reagime të shumta./standardi/
GAZETA SOT
3 Maj 2015 - Ora 10:18
TË TJERA NGA RUBRIKA

Rritet numri i të vdekurve në Nepal
Na vizitoni edhe përmes rrjeteve sociale
TË FUNDIT
KATEGORITË
LAJME TË TJERA


